Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sheholli: Serbët do t’i bojkotonin të gjitha institucionet, s’do të kishte më barrikada

Gazeta10
24 August 2022 - 23:15

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fatmir Sheholli ka treguar një sekanarë të mundshëm të serbëve të Kosovës, nëse në veri do të vendosesishin sërish barrikadat.

Ai ka thënë në Prime Time, se të gjithë serbët që janë pjesë e institucioneve të Kosovës, do të tërhiqeshin nga vendet e tyre të punës.

‘Lista Serbe ka proklamuar disa herë tërheqjen nga institucionet e Kosovës. Ata e dinë që nuk munden më të vendosin barrikada. Ky është një test politik tani. Ata do të vepronin në këtë formë që ministri Rakiq të largohej nga institucionet, 12 deputetë që i ëprkasin Listës Serbe nuk do të bojkotojshin institucionet, 10 kryetarëtv e komunave e as asamblistat s;do të dilnin në vendet e tyre të punës. Kjo do të vazhdonte edhe me gjykatësit ku janë serbët që të largoheshin. Tash kërkesë ka qenë që edhe serbët ku janë në polici edhe ata të tërhiqeshin’, ka thënë Sheholli në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.