
Raporti: Arbenita Ilazi
Për një vit, dy ministra, shumë premtime, e pak punë.
Filloi me Rifat Latifin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, e mbaroi me Arben Vitinë.
Viti 2022 e gjeti sektorin e shëndetësisë në gjendje të brishtë.
E në këtë gjendje, edhe u la për vitin e ardhshëm, pa Sistem Informativ Shëndetësor, pa Sigurime Shëndetësore, pa shumë barna e materiale esenciale, pa shumë shërbime, pa shumë aparatura, por me lista të gjata të pritjes.
Qindra punëtorë shëndetësorë edhe këtë vit lëshuan Kosovën, për një jetë më të mirë jashtë vendit.
Ndërsa, u alarmua se shumë reparte në institucionet publike shëndetësore janë në prag të mbylljes për shkak të mungesës së stafit.
Në mungesë të punëtorëve shëndetësorë kanë ofruar shërbime edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare, e spitalet rajonale.