
Derisa, për mungesën e stafit, alarmuan edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës, nga e cila thanë se numër i madh i mjekëve po lëshojnë vendin, për shkak të kushteve jo të mira të punës e pagave të ulëta.
Nga Sindikata e punëtorve të QKUK-së kanë thënë se vetëm gjatë këtij viti 500 infermierë janë larguar nga Kosova derisa kanë paralajmëruar se 1 mijë 500 të tjerë pritet ta lëshojnë vendin gjatë vitit të ardhshëm.
Përkundër nevojave të të gjitha institucioneve shëndetësore për staf, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës ka buxhetuar 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka buxhetuar 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë në Kujdesin Parësor Shëndetësore dhe 100 pozita të reja për profesionistet shëndetësorë në kujdesin dytësor dhe tretësor, ku punësimi i tyre do të bëhet në përputhje me ligjet respektive në fuqi përmes konkurseve të institucioneve.