Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

‘Shënjestra’ e shumë klubeve të Premier League, Aouar pritet të nënshkruajë me Real Betis

Gazeta10
02 February 2023 - 12:01

Mesfushori i Lyon, Houssem Aouar, i cili ka qenë nën ‘radarin’ e shumë klubeve të Premier League këtë afat kalimtar, ka arritur marrëveshje me Real Betis për t’iu bashkuar gjatë verës.

Përfaqësuesi i Francës, i cili së fundmi ishte ndjekur nga Manchester United pas lëndimit të Christian Eriksen, ka vendosur që të ndajë rrugët me Lyon, dhe gjatë verës do të largohet si transfer i lirë.

Sipas raportimve nga Spanja thuhet se Aouar ka arritur marrëveshje me klubin nga Andaluzia dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje deri në zyrtarizim.

Interesim kishte edhe nga Italia me Inter dhe nga rivalët e Betis, Sevilla, mirëpo agjentët e Aouar kishin vendosur që francezi të ‘zbarkojë’ në “Benito Villmarin”.

Në Betis do ta presë edhe ish-bashkëlojtari dhe bshkëkombasi i tij, Nabil Fekir, i cili disa muaj më herët e kishte ftuar të jetë pjesë e një ndeshje të Betis si mysafir.

Francezi 24-vjeçar këtë sezon ka 9 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar vetëm një gol.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.