Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shënoi një supergol, Edon Zhegrova: Synojmë një vend në Ligën e Kampionëve

Gazeta10
14 January 2024 - 16:50

Skuadra e Lille vazhdoi me rezultate pozitive në Ligue 1, pasi në javën e 18-të mposhti 3:0 Lorientin.

Një paraqitje fantastike zhvilloi edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Madje ai shënoi një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes.

Zhegrova pas ndeshjes tha se kjo fitore do duhej të ndodhte duke parë formën momentale të skuadrës së tij. Ai tregon poashtu edhe objektivin e klubit të tij këtë sezon.

“Ne kishim dëshirë të fitonim këtë ndeshje dhe ia dolëm. Sigurisht që synojmë një vend në Ligën e Kampionëve, kemi ambicie të mëdha”, u shpreh Zhegrova pas ndeshjes.

Kujtojmë që futbollisti kosovar gjatë këtij sezoni me Lille ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë shtatë asiste në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.