Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sheremet Sejdiu mes trupave të katër djemve të vrarë, Kurti: Fotografia do të mbetet e fiskuar në historinë e Kosovës

Gazeta10
03 March 2024 - 18:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar masakrën e Likoshanit dhe fshatit Qirez të Skenderajt.

Ai të dielën e 3 marsit ka zgjedhur të përshkruar edhe historinë e Sheremet Sejdiut, që serbët i’a vranë katër djemtë në oborrin e shtëpisë.

“Ky burrë me plis në kokë është Sheremet Sejdiu nga fshati Qirez i Skenderajt! Këtu, ai është fotografuar nga fotoreporteri Hazir Reka 26 vite më parë, teksa rri i ulur mes trupave të katër bijve të tij të vrarë nga policët e Serbisë. Beqir Sejdiu, më i madhi prej tyre, i lindur më 2 maj 1962. Vëllezërit binjakë 24 vjeçarë, Nazmiu dhe Bedriu, të lindur më 7 janar 1974. Si dhe më i riu ndër vëllezër, Bekim Sejdiu që kishte lindur më 28 mars 1975”.

“I vetmi problem i tyre me policinë ishte që ishin shqiptarë dhe që nuk kishin denjuar t’u përgjigjeshin ftesave të strukturave kriminale të sigurimit të Serbisë, që qysh më 1996 ia kishin kërkuar djemtë bacit Sheremet. Kjo fotografi ka mbetur e fiksuar në kujtesën e gjeneratave të kohës dhe do të mbetet edhe më e fiskuar në historinë e Kosovës”, ka shkruar me tjerash Kurti në rrjetin social në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.