Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shiu i rrëmbyeshëm e era rrëzojnë lisat e një shtyllë elektrike në Istog

Gazeta10
18 July 2026 - 19:30

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga disa faqe të Istogut, një shtyllë elektrike është rrëzuar dhe në një rrugë tjetër disa lisa kanë rënë përtoke.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në fshatrat Llugë dhe Llukafc.

Si pasojë e motit që ndryshoi shpejt, disa rrugë janë bllokuar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.