
Ndërmarrja “Trepça” përmes një njoftimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se ka larguar edhe një punëtor nga puna.
Në njoftimin e bërë thuhet se personi në fjalë ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 i Ligjit të Punës, paragrafi 1.
“Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4637 të dt. 26.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për V.G”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4637 të dt. 26.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për V.G.