Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkëputet një masiv dheu në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Gazeta10
10 May 2025 - 15:38

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh të Shqipërisë, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy punëtorë janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit.

Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.