
Një telefonues i emisionit “Adresa e Ankesave” në Kanal10, nga fshati Zasellë e komunës së Mitrovicës ka bërë të ditur se me mbylljen e shkollës janë shfaqur probleme tjera, mes tyre edhe transporti i nxënësve, raporton Gazeta10.
Sipas tij, 16 nxënës kanë mbetur aktualisht pa transport, duke thënë se fshatrat tjera e kanë zgjedhur po të njëjtin problem.
“Skënder Abazi nga fshati Zasellë e komunës së Mitrovicës. Kemi problem për shkollë, e kanë mbyll. Vjet ka qenë transporti por sivjet s’ka transport për nxënsa kështu që jemi në hall të madh edhe për të udhëtuar edhe problem mos vet hiç”, deklaroi dëgjuesi.
Përveç transporti, dëgjuesi ka kritikuar edhe mbylljen e asaj shkolle, duke thënë se nga ajo pati kuadro të mëdha.
“Kanë qenë dikur 15-16 nxënës, tenderi po thojnë është kryer por kryesore tek ne nuk ka transport, tjerat fshatra kanë filluar e tek ne jo. Janë 50 shtëpi por kryesore me nxënsa na kanë dëmtuar shumë. Shumë keq që është mbyll, kjo shkollë ka qit kuadro, llogaritet si fshati më i shkolluar i Kosovës.