
Në emisionin “Mëngjesi më Arben Ahmetin” është raportuar se shkolla “Hasan Prishtina” në Milloshevë të Obiliqit tani e dy javë po mban mësim më gjysmë orari, raporton Gazeta10.
Sipas personelit të shkollës, objekti ka ngrohje por për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike nuk po funksionon ngrohja qendrore dhe nxënësit duhet të mbajnë mësim me orar të shkurtër.
Nga shkolla kanë thënë se për dy javë rresht kanë pasur reduktime, ndërkohë që kanë kërkuar që DKA të sigurojë një gjenerator me kapacitete më të mëdha sepse ai që kanë aktualisht nuk ka kapacitet për funksionimin e ngrohjes qendrore.
Redaksia e Kanal 10 ka thënë se do të kontaktojë me Drejtorinë Komunale të Arsimit për të parë se si po qëndron problemi/Gazeta10