
Raporti: Arbenita Ilazi
Kompanitë ndërtimore kanë paralajmëruar ndaljen e punimeve pas rritjes për të tretën herë më radhë të çmimit të çimentos. Përfaqësuesit e kompanive të betonit kanë shprehur ankesa ndaj kompanisë Sharrcem për rritjen e çmimit, derisa kjo e fundit nuk i është përgjigjur thirrjeve të televizionit, shkruan Kanal10.
Për të tretën herë më radhe dhe brenda një periudhe të shkurtë kohore është shtrenjtuar sërish çmimi i çimentos.
Nga kjo e hënë, çmimi i një prej materialeve kryesore në industrinë e ndërtimit të hënën u rrit për 30%.
Pronarët e kompanive të betonit kanë thënë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, po u shkakton telashe dhe humbje financiare.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kompanive të betonit kanë thënë se rritja enorme e çmimit do t’i detyroj kompanitë që të ndalin punën.
Rritja e vazhdueshme e çmimit të këtij materiali ka ndikuar në rritjen e çmimit të metrit të banesave, derisa kompania kryesore e prodhimit të çimentos në Kosovë “Sharrcem” nuk ka dhënë detaje për rritjen e sërishme të çmimit, derisa pak kohë më parë ishte arsyetuar me rritjen e çmimit të energjisë.