Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Shkuat në takime sa për sy e faqe”, Drenori – Zemajt: Qytetarët duhet ta dinë çka ofron LDK-ja për tejkalimin e situatës

Gazeta10
20 April 2026 - 22:50

Komentatori politik Xhavit Drenori, në Politiko ka kritikuar mënyrën se si Lidhja Demokratike e Kosovës  po e artikulon rolin e saj në procesin politik pas zhvillimeve zgjedhore dhe krizës institucionale në Kosovë.

Drenori tha se ndryshimi i vetëm i dukshëm në qasjen e LDK-së në periudhat pas zgjedhjeve është qëndrimi i kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili pasi e pa se kishte gabuar duke mos shkuar në takim, tan kishte vendosur ta bëjë të kundërtën, të marrë pjesë në takime, por siç tha Drenori,  “vetëm sa për sy e faqe”.

Ai ngriti pyetjen nëse LDK-ja ka paraqitur një ofertë konkrete për dalje nga situata politike apo nëse angazhimi i saj ka mbetur vetëm në pjesëmarrje në takime pa një propozim të qartë zgjidhjeje.

“Cila është oferta kryesore që qytetari ta shohë se çfarë ka ofruar LDK-ja për të dalë nga kjo situatë? A është vetëm pjesëmarrja në takime? Cila është zgjidhja konkrete?”, ka thënë Drenori, duke kërkuar më shumë qartësi nga subjektet politike në raport me krizën institucionale.

Sipas tij, situata kur partitë marrin pjesë në proces politik pa ofruar alternativa konkrete vetëm e zgjat bllokadën institucionale dhe nuk sjell zgjidhje për problemet politike në vend.

Deklarata e plotë:  https://youtu.be/0Fvyr1SxaZs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.