Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Shoferi humbi kontrollin mbi veturën”, detaje nga aksidenti me 3 të vdekur në Prizren

Gazeta10
17 December 2023 - 9:37

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në aksidentin me fatalitet në autostradën Ibrahim Rugova, dyshohet se njëri nga shoferët ka humbur kontrollën dhe si pasojë ka goditur tre të rinjt që ishin anash rrugës duke parë garat.

Krahas tri viktimave edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.