Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shokohen mediat serbe nga fitorja e Ballkanit

Gazeta10
26 Gusht 2022 - 9:37

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar mbrëmë. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

E ky sukses i ka shokuar mediat në Serbi, raporton Gazeta10.

Mediumi serb, Mondo, e ka vlerësuar “shokues” kualifikimin e Ballkanit në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

“Shok – kampioni i ‘Kosovës’ në fazën grupore të garës së UEFA-s. Sensacion në Prishtinë, në Evropë luan ekipi nga qyteza afër Prizrenit”, ka shkruar “mondo.rs”.

“Klubi nga e ashtuquajtura Kosova në fazën grupore”, është titulli në “b92”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.