Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpejtim Bulliqi jep detaje për vonesat me shpërndarjen e serave në Podujevë

Gazeta10
17 June 2026 - 8:45

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për vonesat në realizimin e projektit të serave, duke thënë se ngecjet nuk kanë qenë as nga komuna dhe as nga fermerët.

Në një deklaratë për Kanal 10, Bulliqi tha se procedurat nga ana e komunës janë përfunduar me kohë, ndërsa vonesat kanë ardhur si pasojë e hezitimit të operatorit ekonomik që ka fituar tenderin.

“Është shumë e vërtetë që në këtë projekt ka pasur ngecje, dhe ngecjet nuk kanë qenë as tek ne e as tek fermerët. Ne i kemi përfunduar procedurat me kohë. Punëkryesi që e ka fituar këtë tender ka hezituar për shkak të kërkesave të vazhdueshme për disa ndryshime të vogla, për të cilat është dashur të formohet një komision i veçantë për t’i shqyrtuar”, deklaroi Bulliqi.

Sipas tij, çështja tashmë konsiderohet e zgjidhur dhe pritet që operatori ekonomik të dalë në terren brenda një kohe të shkurtër.

“Ky problem llogaritet i zgjidhur dhe unë besoj që shumë shpejt operatori do të jetë në terren dhe do të fillojë punën e tij”, tha kryetari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.