Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthen Berisha për ministrat: Durmishi, ministri më i korruptuar!

Gazeta10
20 February 2024 - 9:05

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar ashpër ndaj Zëvendësministri të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, raporton Gazeta10.

Në emisionin “Poltiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, Berisha është shprehur se kryeministri Kurti në disa deklarata ka thënë se njerëzit të cilët kanë kryer korrupsion dhe krim të organizuar do të gjykohen në mënyrë të rreptë.

E për këtë Berisha ka thënë se ministri Hysen Durmishi është njëri ndër ministrat më të korruptuar dhe edhe ende nuk është marr asnjë masë për të.

“A mund të më thoni se cilët nga ministrat të cilët kanë kryer krim të organizuar dhe korrupsion është futur në burg siç thoshte Kurti, Hysen Durmishi është njëri ndër ministrat më të korruptuar sot në sistemin qeverisës, pyteni kush të ka pagu, kush ka blerë me pare opozitë dhe çfarë deputet ka blerë ai në Kuvend”, ka thënë Berisha. /Gazeta10/

Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.