
Fatjon Bunjaku po kalon në formë fantastike me skuadrën e Malishevës.
Nuk pati shumë hapësira sezonin e kaluar te Gjilani, Bunjaku erdhi pa shumë bujë te Malisheva këtë edicion dhe po tregon paraqitje shumë të mira.
Katër gola dhe një asist në tetë ndeshje, duke qenë kështu njëri nga lojtarët kryesorë të Malishevës këtë edicion.
20-vjeçari është pjesë e Kosovës U21 dhe shihet si njëri nga sulmuesit më me perspektivë në futbollin kosovar.