
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit , Ismet Hashani ka thënë për Gazeta10 se personi që tentoi ta lendontë vetën është shpëtuar nga njësitet ndihmëse.
I njëjti sipas policisë është nën përkujdesjen mjekësore.
“ Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti.”/Gazeta10