Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shpëton ekonomia amerikane dhe ajo globale, arrihet marrëveshja për tavanin e borxhit

Gazeta10
28 May 2023 - 11:54

Shtëpia e Bardhë dhe republikanët janë pajtuar në parim që të rrisin tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, duke shmangur kështu falimentimin pas javësh negociata.

Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Kongresi amerikan.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi marrëveshjen si “kompromis”, ndërkaq kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se “ka një ulje historike të shpenzimeve”.

Më herët, Departamenti amerikan i Thesarit kishe paralajmëruar se shteti do të mbeste pa para për të paguar faturat më 5 qershor nëse nuk do të arrihej një marrëveshje.

Një falimentim i tillë do të përmbyste ekonominë amerikane dhe do të trondiste tregjet globale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.