Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëri: Një grua dhe një burrë marrin peng një 53-vjeçar, i kërkojnë para

Gazeta10
13 October 2024 - 18:47

Një grua nga Gjirokastra dhe një burrë nga Memiliaj, po dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng dhe kanë kanosur një 53-vjeçar për t’i marrë para.

Policia tha se viktima është mbajtur në një banesë të marrë me qira, raporton A2 CNN.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore.  Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit: – L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj. Ata kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie”, tha policia.

Dy autorët e dyshuar akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.