Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shqipëria ‘gëzon’ tri pikët e para në kualifikueset për “EURO 2024”

Gazeta10
17 June 2023 - 22:44

Gjatë ditës së sotme, Shqipëria zhvilloi ndeshjen e saj të dytë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “EURO 2024”.

“Kuqezinjët” shënuan fitore me rezultat 2-0, me ndeshjen që u luajt në “Air Albania”.

Golin e parë për Shqipërinë e shënoi Jasir Asani, i cili me një goditje mjeshtërore i dhuroi kombëtares shqiptare epërsinë e merituar në ndeshje.

Gjersa, pak minuta më vonë, golin e dytë dhe të fundit për Shqipërinë në këtë takim e shënoi mesfushori, Nedim Bajrami.

Me këtë fitore, Shqipëria renditet e dyta në tabelë me 3 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, të drejtuarit nga Sylvinho luajnë ndaj Ishujve Faroe më 20 qershor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.