Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Shqipet” takohen në Australi, BNE ia dhurojnë një fanellë yllit të Kombëtares së Kosovës (FOTO)

Gazeta10
27 April 2023 - 11:47

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagle po qëndron në Australi, ku do ta nisë rrugëtimin në turneun “ESL Challenger Melbourne”.

E ndërkohë, lojtarët e ekipit të suksesshëm të vendit tonë në lojërat virtuale, janë takuar atje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

“Faleminderit për mikpritjen vëlla”, ka shkruar në Instastory njëri nga pjesëtarët e BNE, të cilët ia kanë dhuruar një fanellë Berishës./Gazeta10

Ndërkohë, ish-mesfushori i Salzburgut dhe i Lazios e ka shpërndarë këtë postim po ashtu në Instastory: “Shqipet gjithmonë bashkë, krenar me juve djema”, ka shkruar përfaqësuesi kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.