
Sonte në “Prime Time” me autor Xhemajl Rexhën, në pjesën e parë të emisionit i ftuar është Kryetari i Komunës Preshevës, Shqiprim Arifi, ku do të diskutohet për vizitën e zv/kryeministrit Besnik Bislimi e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në Bujanoc.
Teksa, në pjesën e dytë të emisionit, i ftuar në studio është Ardian Gola – deputet i Vetëvendosjes, ku do të diskutohet për grevën në arsim si dhe aktualitetin politik.
Emisionin “Prime Time”, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube dhe faqen zyrtare në Facebook nga ora 22:45./Gazeta10
