Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shqiptarët fitojnë kundër Serbisë, Krasniqi: Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema

Gazeta10
02 December 2022 - 22:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se është krenarë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën të cilët ishin pjesë e ekipit të Zvicrës sonte e mposhti Serbinë 3:2.

Ai ka uruar të gjithë bashkëatdhetarët në Zvicër.

Në këtë lojë gol ka shënuar edhe Xherdan Shaqiri.

Këtu keni postimin e plotë:

“Zemra gjithmonë e bën dallimin. Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.