Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptaro-amerikani Vedat Gashi në garë për Kongresin Amerikan – thirrje shqiptarëve ta votojnë me 23 gusht

Gazeta10
22 August 2022 - 9:52

Vedat Gashi, me prejardhje nga Kosova, i ka hyrë garës për Kongresin Amerikan. Ai prej vitesh merret me politikë në shtetin e New Yorkut, por këtë herë po synon majat e larta të politikës amerikane.

Të martën, më 23 gusht 2022 komuniteti shqiptar i New Yorkut e ka mundësinë për ta votuar shqiptaro-amerikanin Vedat Gashi për Kongres.

Për të votuar për Gashin, si demokrat i regjistruar dhe me banim në një nga qytetet e mëposhtme, mund të votohet të martën:

Këto janë qytetet ku mund të votohet:

Ardsley, Bronxville, Dobbs Ferry, Eastchester, Elmsford, Harrison, Hartsdale, Hastings On Hudson, Irvington, Larchmont, Mamaroneck, Mt. Vernon, Larchmont, New Rochelle, Pelham, Port Chester, Purchase, Rye, Rye Brook, Scarsdale, Tarrytown, Tuckahoe, West Harrison, White Plains, Yonkers, si dhe lagjen Wakefield në Bronx.

Deri më tash ai ka marrë mbështetje publike prej personaliteteve të larta sikurse ish kongresmeni historik e mik i shqiptarëve, Eliot Engel, Nita Lowey, etj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.