
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas lajmit për vrasjen e gruas 35 vjeçe para oborrit të QKUK-së.
Edhe ShSKUK ka deklaruar se krimi në oborrin e QKUK-së ka ndodhur sot rreth 18:00.
Sipas këtij institucioni, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, shkruan Gazeta10
Postimi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.
Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.
Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet.