Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtëpia e Bardhë: Fushata në Iran mund të zgjasë katër deri në gjashtë javë

Gazeta10
06 March 2026 - 22:24

Fushata ushtarake amerikane kundër Iranit mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë, tha së fundmi Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Donald Trump më parë sugjeroi se lufta do të zgjaste afërsisht katër deri në pesë javë, por mund të zgjaste “shumë më gjatë”. 

Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes, tha se ShBA-të do të “merrnin gjithë kohën e nevojshme për t’u siguruar që të kishin sukses”.

Duke folur përpara një takimi të Trump dhe kontraktorëve kryesorë të mbrojtjes sot, Leavitt shtoi se SHBA-të kanë rezerva të mjaftueshme armësh për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre operacionale në Iran.

Ajo tha gjithashtu se SHBA-të po shqyrtonin një numër njerëzish për të udhëhequr Iranin, pasi presidenti tha sot se synon “dorëzimin pa kushte” të qeverisë së Iranit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.