Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

S’i kanë numrat, nga Vetëvendosje propozohet shpërndarja e Kuvendit: Të shkojmë në zgjedhje

Gazeta10
19 April 2025 - 15:41

Në seancën e sotme konstituive, u konfirmua se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat pasi dy herë dështoi të zgjedhë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Pas këtij dështimi, nga partia e Albin Kurtit kanë propozuar shpërndarje të Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje të reja.

Është zyrtari i VV-së, Blerim Sallahu, që në Qeverinë Kurti 2 ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë, ka thënë se opozita duhet ta votojë kandidaten e tyre dhe më pas me pajtim të gjitha partive të shkohet në zgjedhje të reja

“Opozita më në fund ra në linja ligjore dhe kushtetuese për sa i përket votimit të raportit për verifikim të mandatave dhe kuorumit. Pra, ata kanë bërë sjellje jokushtetues, e jo ne. Tash duhet opozita të votojë kandidaten për kryetare të Kuvendit, meqë edhe na takon sipas Kushtetutës dhe pas kësaj, duhet një pajtim i të gjitha partive politike në formë të shkruar në mënyrë që të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojmë në zgjedhje. Kjo është ecje përmes shtratit kushtetues!”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Kujtojmë se kandidatja e propozuar për kryekuvendare nga VV, Albulena Haxhiu, në dy herë dështoi të zgjedhet nga Kuvendi, pasi mori vetëm 57 vota, nga 61 sa është e nevojshme.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh, të hënën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.