Gazeta10

Si ndikoi Brad Pitt dhe Boris Johnson në njohjen e markës Line Suit?

Aktori dhe kryeministri janë të dy fansa të markës Line Suit. A është thjesht një veshje për t’i bërë ball motit të nxehtë apo diçka që mund të vishet në party?

Disa meshkuj duken mirë me kostume e disa të tjerët… jo edhe aq. Asnjëherë kjo linjë nuk ka pasur vëmendje ashtu si këto javë, pasi aktori 58-vjeçar, Brad Pitt, dhe kryeministri i Anglisë 58-vjeçari në largim, Boris Johnson, dy persona të botëve të ndryshme i veshën kostume e kësaj markeje me efekte drastike gjatë javës së kaluar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta 10.

Ndoshta e keni parë kostumin e Johnson-it kur u shfaq në internet një video e dasmës së tij në fund të korrikut në Cotswolds. Shumë persona e përqeshën e disa të tjerë thanë është tipike stili i tij edhe nëse është ai vetë dhëndrri.


Në anën tjetër, kostumet e Pitt-it të veshura gjatë turneut promovues për filmin e tij të ri ‘Bullet Train’ është bërë virale në internet.

Kostumet ishin të rrudhosur dhe me përmasa më të mëdha, me ngjyra jeshile, kaftë dhe teget.
Ai u stilua nga stilisti holandez i modës së ngadaltë, Haans Nicholas Mott. Njëri nga kostumet ishte me fund. Kur u pyet nga ‘Variety’ pse kishte veshur atë në tapetin e kuq, ai tha:
“Nuk e di! Ne të gjithë do të vdesim, kështu që le ta ngatërrojmë atë.”

Lind pyetja -A është Johnson në modë, apo Pitt-i jashtë mode? / Gazeta 10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë