Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘Si në bahçe të babës’, vetura zyrtare parkohet në vend të gjelbëruar!

Gazeta10
22 November 2023 - 9:13

Një veturë me targa zyrtare e tipit “Megane” është fotografuar e parkuar në vend të gjelbëruar.

Parkimi në këtë pjesë është i ndaluar, mirëpo kjo nuk paska vlejtur edhe për këtë zyrtar shtetëror, i cili do të duhej të ishte model për mosparkimin e veturës në një vend të gjelbruar, raporton gazeta10.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e Vrojtuesve të Lagjes në Prishtinë.

“Po k’ta kush i dënon”, ka qenë përshkimi që i kanë bërë Vrojtuesit e Lagjes kësaj fotografie.

Ata kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të gjobisin drejtuesin e kësaj veture zyrtare për parkim në vend të ndaluar.

Kujtojmë që parkime të tilla nga zyrtarët e shtetit janë të shpeshta, madje shpesh herë veturat zyrtare keqpërdoren në masë të madhe edhe për udhëtime familjare. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.