Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Simiq: Vizita e Bërnabiq po ndodhë në kohën më të mirë 

Gazeta10
04 September 2022 - 15:57

Igor Simiq – Nënkryetar i Listës Serbe, ka deklaruar se nuk ka kohë më të mirë për vizitën e Kryeministres serbe, Ana Bërnabiq në Kosovë. 

Sipas tij, përmes kësaj vizite, qytetarëve po u dërgohet mesazhi se nuk harrohen dhe se Serbia vazhdon t’u ofrojë mbështetje të plotë. 

Serbët në Kosovë presin që vizita të shkojë mirë. Përfaqësuesit politikë të serbëve do të insistojnë në bisedimet me kryeministren që të vazhdojnë investimet në projekte, për të vazhduar luftën për të drejtat dhe interesat e popullit serb në dialogun me Prishtinën”, ka thënë ai për KosovoOnline. 

Simiq tha se vizita e çdo zyrtari të Serbisë do të thotë paqe për qytetarët dhe se ardhja e kryeministres është e rëndësishme para së gjithash për shkak të numrit të madh të projekteve që, siç thotë ai, nënkuptojnë jetë për serbët në Kosovë dhe realizohen falë udhëheqësve serbë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Bërnabiq. 

Ne do të dërgojmë një mesazh të qartë se besojmë vetëm në shtetin e Serbisë, se është vetëm vendi ynë, se besojmë në presidentin Vuçiq, udhëheqjen tonë shtetërore dhe do të kërkojmë që investimet në komunat, fshatrat serbe, të vazhdojnë me me të njëjtin intensitet si deri tani, siç ka qenë në vitet e fundit”, tha Simiq. 

Më tej, ai deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk po mundet ta fshehë zemërimin e tij për gjithçka që kryesia shtetërore e Serbisë po bën për të stabilizuar situatën në terren. 

Kurti pret që këtu të ketë tension, probleme, kaos, e gjitha kjo falë lëvizjeve të tij të njëanshme. Ne jemi të interesuar për paqen dhe ky është mesazhi kryesor që populli serb pret të dëgjojë nga kryeministrja Bërnabiq, si dhe që të ketë investim që do të mundësojë jetë më të mirë për qytetarët, më shumë vende pune, qëndrim dhe mbijetesë të serbëve në këto zona”, theksoi nënkryetari i Listës Serbe. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.