Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Simon Simoni transferohet te Eintracht Frankfurt

Gazeta10
13 December 2022 - 17:00

Simon Simoni realizon transferimin më të bujshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e Eintracht Frankfurt në elitën e futbollit gjerman duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Fituesit e Europa League do të paguajnë 600 mijë euro për kartonin e portierit, ndërkohë që do të ketë dhe një shumë prej 400 mijë eurosh të tjera bonus në bazë të paraqitjeve të portierit 18-vjeçar.

60% e vlerës do të shkojë në arkat e klubit të Dinamos dhe 40% në Akademinë e Futbollit Shënkolli si klubi ku është formuar Simoni.

Ky është ndër transferimet më të shtrenjtë nga kampionati shqiptar dhe i pari kalim drejt një prej ekipeve që luan mes 16 më të mirave të Champions League.

 18-vjeçari do të nënshkruajë për 4 vite e gjysme me klubin gjerman.

Simoni konsiderohet si një prej talenteve të së ardhmes dhe do të jetë zëvendësuesi i portierit të Kombëtares së Gjermanisë Kevin Trapp.

Simoni shihet si një investim për të ardhmen dhe konsiderohet si pasuesi i gardianit gjerman në harkun kohor të disa muajve. 

Lojtari ka kaluar testet mjekësore dhe gjithçka është mbyllur, por prezantimi zyrtar do të bëhet në datën 1.

Në datën 2 janar lojtari do të udhëtoi drejt Dubait ku do të bashkohet me ekipin e ri në fazën përgatitore.

Futbollisti lezhjan edhe pse është vetëm 18 vjeç numëron 29 ndeshje në futbollin shqiptar mes Superiores dhe Kategorisë së Parë.

“Gardiani” është lojtar i rregullt i kombëtareve të moshave që nga U-15, ndërsa ka pasur një thirrje dhe nga Kombëtarja e parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.