
Raporti:Arbenita Ilazi/Kanal10
Pakoja mbështetëse e Qeverisë së Kosovës, për përballjen me inflacion ka ngritur pakënaqësi te sektorit privat. Sindikatat e këtyre punëtorëve, kanë ngritur një sërë shqetësimesh ndaj Qeverisë së Kosovës, në mesin e tyre për kriteret e përcaktuara për të ndihmuar bizneset dhe për mosarritjen e pagës minimale, shkruan Kanal10.
Kosova mund të përballet me një tjetër grevë të përgjithshme.
Këtë paralajmërim e kanë dhënë sindikatat e punëtorëve të sektorit privat, ngase nuk janë të kënaqur me pakon e qeverisë për përballje me inflacionin.
Sipas Jusuf Azemit, kushtëzimi me pagesë të një pjese nga punëdhënësi nuk është zgjidhja e duhur, pasi bizneset po përballen me krizë financiare.
Kriterin e përcaktuar që nëse punëdhënësi ia rrit pagën punëtorit dhe qeveria e paguan 50 për qind të saj, Azemi ka kërkuar që të zëvendësohet vetëm me pagesë nga qeveria.
Kurse, kryetari i Shoqatës Sindikale të sigurimit fizik në QKUK, Sabri Ejupi, ka thënë se grevat janë të pashmangshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Kritika kanë bërë edhe nga kompanitë e sigurimit fizik.
Ankesa ndaj Qeverisë së Kosovës dhe të pakënaqur me pagat janë shprehur edhe përfaqësues të tjerë të sindikatave të punëtorëve të sektorit privat. /Gazeta10