Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Situata e qetë në veri të Mitrovicës pas shpërthimeve të ditës së djeshme

Gazeta10
21 December 2022 - 9:06

Në programin “Mëngjesi më Arben Ahmetin” në lidhje të drejtpërdrejt me gazetaren Egzona Shala është raportuar se barrikada në Qabër nuk po monitorohet nga KFOR-i.

Mos prezenca e KFOR-it në këtë pjesë ka bërë që të ketë edhe sulmë ndaj gazetarëve, raporton Gazeta10.

Nga fillimi kur është vendosur kjo barrikadë KFOR-i ka qenë duke e monitoruar situatën por që dy ditë nuk po ndodh e njejta gjë.

Rikujtojmë se gjatë natës së djeshmë situata në veri ska qenë aspak e qetë pasi kanë ndodhur edhe dy shpëthime me shok bombë, njëra tek “Kroi i Vitkaut” dhe tjetra tek lagjja e Boshanjëve.

Përshkak të këtyre shok bombave është rritur numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.