
Një qytetar nga Mitrovica ka përjetuar dje një dëshpërim tepër të madh me çmimet e barnave.
Ai ka treguar për “Jepi zë” që sot kishte shkuar të blejë barna në një barnatore në sheshin e qytetit të Mitrovicës, ndërsa ato i kushtuan rreth 12 euro.
Më pas i njejti ka vazhduar rrugën edhe në pjesën veriore, ku ka pyetur për çmimin e tyre, dhe të njejta kishin pasur çmimin vetëm 4 euro.
Ai thotë se ua ka treguar edhe faturën farmacisteve serbe, të cilat janë çuditur me çmimin e lartë të barnave në jug.
“Në baranatore të shtetit 12 .40, a osht krim kjo. Ska shpresë në ketë vend njerëzit e sëmurë me i vjedh ku mos me ik prej këtij vendi”, ka shkruar ky qytetar për Jepi zë.