
Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, mund të largohet nga Interi pas një periudhe pesë vjeçare e gjysmë të kaluar të ‘Nerazzurët’.
Skriniar ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Interin dhe në fund të sezonit mund të largohet nga klubi si agjent i lirë.
Situatën e mbrojtësit është duke e monitoruar nga afër gjiganti francez, Paris Saint Germaini.
PSG kishte tentuar edhe në afatin kalimtar veror ta transferonin sllovakun por oferta e tyre ishte refuzuar nga Interi.
Sipas raportimeve të fundit, Interi i ka ofruar Skriniarit kontratë të re me pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon, ndërsa parisienët i kanë ofruar 10 milionë në sezon.
Skriniar erdhi te Interi në vitin 2017 nga skaudra tjetër italiane Sampdoria, për shumën e 34 milionë eurove.
Që nga ardhja e tij në kryeqytetin italian, ai ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë në repartin defanziv të ‘Nerazzurëve’.
Përveç Parisit, interesim për shërbimet e mbrojtësit 27-vjeçar kanë shprehur edhe Chelsea dhe Tottenhami.