Lajme

Sloganet e partive, Sadiku e Ahmeti i komentojnë: Partitë po na drejtohen me dashni

Gazeta10
08 Janar 2025 - 0:01

Kanë mbetur edhe pak ditë në nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

Partitë kandiduese politike në vend veçse kanë filluar të zbulojnë slloganet e tyre.

Këto u komentuan nga gazetarët Naim Sadiku e Arben Ahmeti në emisionin “Adresa” të Kanal10.

“Interesante, ka nis të ashpërsohet, qytetarët tash e kanë më të lehtë të përcaktohen në ofertat që ofrojnë, dhe sado që dikush mund t’i kritikoj, besoj se ka ofertë edhe nga partitë opozitare dhe ajo në pushtet”, tha Sadiku.

Ai gjatë fjalës së tij përmendi edhe slloganin e lëvizjes Vetvendosje “Cep më cep” duke thënë se mbetet të shihet reagimi nga partitë tjera.

“Mbetet se si do t’i kundërvihen me sllogane partitë tjera, ato i kanë bërë publike, mirëpo pastaj do të përqafohen nga qytetari. Edhe forma e fushatës 2024, është american style. “Cep më Cep” ka të bëj më shumë me shtrirje sovraniteti por edhe anën tjetër, marrjen e votave cep më vep ose vazhdim i asaj “Krejt dhe drejtë”, tha ai.

Ai mes tjerash, përmendi edhe slloganet e partive tjera opozitare në vend, teksa Ahmeti shtoi se një prej slloganeve më të pëlqyera nga partia aktuale në pushtet ishte ajo e viteve më parë “ Me zemër”. /Gazeta10/

Më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.