
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se trupi i pajetë që ka ardhur nga Serbia i personit të vrarë në Loznicë, është i Faton Hajrizit.
Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin “Raport” me Naim Sadkikun në Kanal10, ka thënë se Instituti i Mjekësisë Ligjore mund ta vërtetojë se a është vrasje apo vetëvrasje rasti Hajrizi.
“Mundet me u zbulua se a ka qenë vetëvrasje apo vrasje nga ana e policisë serbe, dhe kjo është goxha me rëndësi”, ka thwnw Smakiqi.
Tutje ai ka thënë se tanimë me identifikimin e trupit të Faton Hajrizit nga ana e Mjekësisë Ligjore dhe nënës së të ndjerit, kanë përfunduar ë gjitha dilemat lidhur me këtë ngjarje tragjike për familjen hajrizi
“… kemi thënë disa herë se pa një autopsi dhe pa një identifikim zyrtar nga ana e institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe sidomos të familjes nuk do të mund të kemi fundin e kësaj ngjarje shumë të dhimbshme për familjen Hajrizi, mirëpo shumë keq të menaxhuar nga Qeveri”, është shprehur Smakiqi. /GAZETA10/