
Nesër vazhdon tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Shkaktar për këtë gjendje politike në vend sipas avokatit, Xhevdet Smakiqi është lëvizja Vetvendosje, që sipas tij, në propozim po hedh njerëz arrogant të kësaj partie.
Smakiqi i ftuar në emisionin “Gazeta” tha se vendi po i nënshtrohet një njeriu të vetëm, Albin Kurtit.
“Kosova po i nënshtrohet një njeriu. Lëvzija Vetvendosje po i nënshtrohet egove të Albin Kurtit dhe duke e propozuar Albulena Haxhiun, e ka gjetur një personalitet më arroganten në Kosovë. VV-ja e cila nuk e ka asnjë përkrahje politike. Personat më arrogant në këtë lëvizje janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, që i godiste policët me tjegulla e tash është ministër qe katër vjet i PK-së. E Albulena ofendonte edhe Kadri Veselin, hedhte në kuvend gaz lotsjellës dhe është arrogante edhe në komunikim”, tha ai, përcjell Gazeta10.