Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’na kanë lënë mendët more” / “Antiamerikanizmi” ngre debat mes Berishes e Gashit

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 22:02

Raporti aktual mes shtetit të Kosovës dhe aleatëve të saj ndërkombëtar, në veçanti ShBA-të shkaktoi debat mes dy panelistëve të emisionit Politiko në Kanal 10.

E një gjë të tillë e shkaktuan pikërisht mendimet e ndryshme mes gazetarit Ridvan Berisha dhe analistit politik, Blerim Gashi.

“Qëndrimi antiperëndimor, antiamerikanizmi u kthye në duartrokitje vërbuar të një pjese të shoqërisë dhe kjo është e vërteta dhe të vëërteten dueht ta themi”, deklaroi Berisha sipas së cilit në Kosovë po vazhdon të ketë antiamerikanizëm.

Mirëpo, një deklaratë e tillë u quajt shpifje nga analisti Gashi, i cili tha se për një gjë të tillë, popullin ende nuk e kanë lënë mendët.

“Kjo është deklraatë shumë tendicioze, Rid është shpifje. mS’na kanë lën mendt more, këtë popull, kuturu je tu ja fut”, tha ai.

Ndëkaq sipas gazetarit Berisha, është elita politike ajo që duhet ruajtur raportin me ndërkombëtarët.
“Kjo është e vërteta, ndërkaq sa është rritur është çështje tjetër por elita politike e kanë obligim që raportin me aleatët mos me e cënu”, deklaroi Berisha. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.