Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sonte fillon rrethi i katërt i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Gazeta10
11 October 2022 - 12:15

Do të zhvillohen sot ndeshjet e rrethit të katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “San Siro”, aty ku do të ballafaqohen Milani dhe Chelsea.

Kampioni i Serie A do të kërkojë hakmarrje pas humbjes me rezultat 3-0 javën e kaluar në “Stamford Bridge”.

Për të dy skuadra, një humbje eventuale sot do t’i komplikonte shumë gjërat sa i përket objektivit për të kaliuar na fazën tjetër.

Të dyja kanë nga katër pikë, një më pak se Salsburgu që është lider i Grupit E.

Sfidat tjera janë këto:

Nga ora 18:45 ballafaqohen:

Copenhaha-Manchester City

Macxabi Haifa-Juventus

Kurse nga ora 21:00 zhvillohen këto ndeshje:

Milan-Chelsea

Celtic – Leipzig

Dinamo Zagreb-Salsburg

Dortmund-Sevilla

PSG-Benfica

Shakhtar Donetsk-Real Madrid

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.