Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sonte në Kanal10, intervistë ekskluzive për emisionin “Politiko” – flet ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier (Video)

Gazeta10
31 October 2023 - 16:06

Takimi u fundit në Bruksel, marrëveshja e mundshme, Asociacioni, rasti Banjska dhe Radojçiq – janë disa nga temat e nxehta intervistës ekskluzive të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier për emsionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” në Kanal 10. 

Ambasadori amerikan, Hovenier ka folur hapur rreth pikëpamjeve amerikane për takimin e fundit mes Kurtit dhe Vuciqit në Bruksel, dhe ku janë bisedimet sipas tij deri në këtë fazë. Po ashtu, ai ka komentuar edhe insistimin e Kurtit për nënshkrimin e marrëveshjes dhe refuzimin nga ana tjetër të presidentit të Serbisë.

Një tjetër temë e trajtuar në këtë intervistë për “Politiko”, është edhe drafti më i fundit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të prezantuar nga pesë emisarët europianë të dialogut. 

Ambasadori Hovenier është pyetur edhe nëse ka një afat të ri tashmë për të dyja palët kur duhet të ulen dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura. Rasti Banjska dhe çfarë dinë amerikanët deri tani për këtë sulm terrorist? – është një tjetër temë e nxehtë e intervistës. 

Hovenier është deklaruar edhe nëse mund të ketë një rund të ri apo jo të dialogut të formatit të Konferencës së Dajtonit nëse dështon angazhimi i deritanishëm evropian.

Në hapësirat e Kanal10, ambasadori Hovenier është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm, Arben Ahmeti, Zëvendësdrejtori Fidan Rama dhe Drejtori i Programacionit, Kushtrim Sadiku, njëherësh autori i emisionit “Politiko”.

Atij i është nda si dhuratë simbolike, libri me bashkëautorsësi Barack Obama dhe Bruce Springsteen.

Kujtojmë se ambasadori Hovenier kishte punuar në Shtëpinë e Bardhë për presidentin Barack Obama ndërsa Bruce Springsteen është këngëtari i preferuar i tij.

Intervista ekskluzive transmetohet sonte në Kanal 10, nga ora 20:25.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.