Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sot betohet kryetari i ri në veri të Mitrovicës

Gazeta10
19 May 2023 - 8:19

Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të katër komunat në veri të vendit.

I pari që do të betohet është Erden Atiq.

Ai do të betohet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të betohen tre kryetarët e tjerë.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe në veri të Mitrovicës u mbajtën pasi kryetarët paraprakë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje nëntorin e kaluar. Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që obligonte shoferët me makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i regjistronin ato në targat legale RKS – Republika e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.