Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot do të mbaj mot me shi

Gazeta10
20 November 2022 - 8:10

Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, raporton Gazeta10.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.