Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot mbahet mbledhja e LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Gazeta10
30 July 2026 - 8:25

Sot pritet të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku delegatët do të vendosin për të ardhmen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Mbrëmë në emisionin “Adresa” në Kanal10, anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, deklaroi se kjo mbledhje do të jetë vendimtare për drejtimin e partisë.

Ajo tha se shumica e 355 delegatëve pritet të marrin pjesë në Kuvend për t’i dhënë drejtim procesit që ka nisur me kërkesën e 152 nënshkruesve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Sipas Pantinës, sot delegatët do të vendosin nëse Lumir Abdixhiku do të shkarkohet nga posti i kryetarit apo do të vazhdojë ta udhëheqë LDK-në deri në përfundim të mandatit. Ajo shtoi se, pavarësisht rezultatit, shpreson që LDK-ja të mbetet e bashkuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.