Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Temperaturat e larta, sot kufizohet qarkullimi për automjetet me mallra mbi 20 tonë

Gazeta10
30 July 2026 - 8:11

Për shkak të temperaturave të larta, sot do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë nga ora 11:00 deri në 17:30.

Në një njoftim për media, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se kufizimi vlen për autoudhë, ndërsa lejohen në rrugë nacionale, rajonale dhe lidhëse.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.