Gazeta10

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Katër komisionet paralamentare do të mblidhen sot për të vazhduar punën e tyre, raporton Gazeta10.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti si dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, janë komisionet që do të mblidhen sot.

Më poshtë keni temat e diskutimit për secilin komisionsi dhe detajet e tjera:

“Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor për performancën e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për 2021. I ftuar: ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për 2021. I ftuar: drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)”, është bërë e ditur në njoftim. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë