Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sot nis xhiroja e 22-të e Superligë, luhet në Suharekë e Malishevë

Gazeta10
24 Shkurt 2024 - 10:34

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të këtë fundjavë, ku dy duele zhvillohen sot dhe tre të tjera ditën e nesërme.

Ditën e sotme në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar, njëra në Suharekë dhe tjetra në Malishevë.

Ballkani nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit dhe synon të rikthehet te maksimumi i pikëve në ndeshjen ndaj Gjilanit.

Suharekasit e kanë me patjetër fitoren pasi mund ta humbasin pozitën e parë, derisa pikë kërkon edhe Gjilani që për momentin ndodhet në zonën e barazhit.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe mes Malishevës dhe Feronikelit ’74.

Vendasit kërkojnë fitoren e tretë radhazi për ta ruajtur pozitën e katërt, derisa Nikli që po lufton për mbijetesë synon të marrë pikë.

Të dyja takimet e ditë së sotme fillojnë nga ora 13:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.