Gazeta10

Sot pritet të mbaj mot shumë i nxehtë

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot në Kosovë pritet të mbaj mot shumë i nxehtë, raporton Gazeta10.

Cilësia e ajrit mund të pësojë përkeqësime për shkak të depërtimit të pluhurit saharian.

Temperaturat minimale shënojnë rritje deri në 20C ndërsa ato maksimalet deri në 37C.

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni statusin e plotë:

“Shumë nxehtë në dy ditët e ardhshme. Në fundjavë rënie e temperaturave, me mundësi zhvillimi edhe për stuhi shiu ditën e shtunë.

17.08.2022 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet për dy ditët e ardhshme, me temperatura maksimale që arrinë edhe deri në 37C ditën e premte.

Në fundjavë, vije sërish tek një destabilizim i theksuar i motit, ku ditën e shtunë mund të ketë zhvillime të stuhive të shiut, që shoqërohen lokalisht edhe me erë, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër. Rrebeshe shiu e bubullima priten përgjatë ditës së diel, me një rënie më të theksuar të temperaturës.

Ditën e hënë do të ketë vransira dhe intervale me diell, e pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Cilësa e ajrit mund të pësojë një përkeqësim ditëve të ardhshme me depërtime të pluhurit saharian që mund të rrisin koncentrimet e grimcave të materies edhe në vlera mesatare apo edhe të dobëta vende-vende. Gjithashtu në këto kushte të motit të nxehtë dhe me diell, orëve të pasdites rritje shënon edhe ozoni sipërfaqësor që ndikon tek indeksi të qëndrojë në vlera mesatare.

Rreziku nga rrezet ultravjollce, në ditët e ardhshme do të jetë shumë i lartë, prandaj edhe preferohet që t’i shmangemi më shumë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

19.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me vransira kalimtare. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

20.08 – Mbetet nxehtë, por kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime edhe të stuhive me shi, e nuk përjashtohen gjasa që lokalisht të ketë edhe breshër.

21.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

22.08 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat shënojnë rritje deri ditën e premte e më pas në rënie. Minimalet arrinë deri në 20C ditën e premte dhe shtunë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e premte, e deri të dielen zbresin në 25C.

Frynë erë nga perëndimi e jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-10m/s, e në fundjavë ndryshon drejtimin në veri e verilindje.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së lehtë nën vlera normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

Screen Shot 2023-09-24 at 11.03
Ekskluzive: 30 sulmues të armatosur ndodhen në afërsi të Manastrit të Banjskës, janë të rrethuar nga Policia
384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Screenshot 2023-09-24 132428
“Mos të na i përdorë uniformat tona në veri” - Familja e policit të vrarë thirrje Kurtit
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
383072193_259112830440585_2639986133695545815_n
“Të tmerruar e të vjedhur” – Pelegrinët rrëfejnë sjelljen e terroristëve serbë në Manastir
Nexhi Ahmeti
Sulmoi rëndë mediat, Ahmeti i kundërpërgjigjet Nexhmedin Spahiut: Çmenduri, ke humbur arsyen
382420088_173221512426021_4282565184366915677_n-1-1
Pamje+18:Del pamja e njërit prej sulmuesve të vrarë në veri
IMG_2838
Po flasin rusisht: Del audioinqizimi brenda manastirit në veri